Granit dhe mermer
Gur për varre: granit, mermer, kuarc dhe gur natyror
Për varre punojmë granit, mermer, kuarc dhe gur natyror, dhe të gjitha i mbajmë gjendje në magazinën tonë të madhe. Graniti dhe mermeri që përdorim vijnë nga Italia, Egjipti, India, Greqia dhe Turqia. Çdo gur varri e presim dhe i japim sipërfaqen në punishten tonë në Rrugën Myslym Keta, Tiranë.
Ngjyrat e gurit
Gurët që punojmë
Mostra të gurëve në magazinë. Pllakat reale i shihni në oborrin e punishtes.
- Granit griKlasiku që fsheh pluhurin
- Granit i ziLustër e thellë, germat dallohen qartë
- HimalayaValëzime të bardha dhe gri
- Himalaya bluTon i ftohtë me vija të lehta
- Granit i kuqI ngrohtë dhe i qëndrueshëm
- MulticolorValë roze, gri dhe kafe
- Rosa PorinoRoze e butë me kokrriza
- Granit i bardhëI çelët, me pika të zeza
- Blu PerlaGri-blu me shkëlqim perle
- Mermer i bardhëI pastër dhe i ndritshëm
- Granit i kombinuarDy gurë në një projekt
Mermer, granit, kuarc: çfarë mbajmë në magazinë
Nuk presim që guri të vijë pasi jepet porosia. Magazina jonë mban gjendje gurët që përdorim më shpesh, ndaj puna mund të nisë sapo familja zgjedh modelin dhe miraton skicën.
- Granit: guri që na kërkohet më shumë, në gri, të zi, të kuq, të bardhë, Himalaya, multicolor, Rosa Porino dhe tone të tjera.
- Mermer: kryesisht mermer i bardhë, por edhe tone bezhe e krem.
- Kuarc: gur me sipërfaqe të njëtrajtshme, që e përdorim sidomos si pjesë e çelët pranë granitit të zi.
- Gur natyror: për bordura, guralecë dhe detaje rreth varrit.
Për secilën ngjyrë graniti kemi faqe më vete me modelet ku është përdorur, që ta shihni gurin të montuar dhe jo vetëm si pllakë.
Nga vijnë gurët dhe si i zgjedhim
Furnizohemi me granit dhe mermer nga pesë vende: Italia, Egjipti, India, Greqia dhe Turqia. Nuk zgjedhim gurin sipas vendit, por sipas cilësisë së pllakës që kemi përpara.
Kur na tregoni ku do të vendoset varri, ju sugjerojmë gurin që i përshtatet asaj zone. Për cilësinë nuk bëjmë kompromis, as kur familja kërkon një zgjidhje më të thjeshtë.
Përfundimet e sipërfaqes së gurit
I njëjti gur duket ndryshe sipas mënyrës si përpunohet sipërfaqja. Ne punojmë pesë përfundime:
- I lustruar: me shkëlqim, ngjyra del më e thellë dhe kokrrizat e gurit shihen qartë.
- Mat (i lëmuar pa shkëlqim): pamje e butë dhe e qetë, ngjyra pak më e çelët.
- I flakëruar: sipërfaqe e ashpër, që përdoret për pjesë ku shkelet ose për kontrast.
- I çekiçuar: teksturë me pika të vogla, e njëtrajtshme në gjithë pllakën.
- Me rërë: mat i ashpër, i përshtatshëm për zbukurime dhe sfonde mbishkrimesh.
Shpesh kombinojmë dy përfundime në të njëjtin varr, për shembull pllakë të lustruar me shirit mat.
Si e presim dhe e lustrojmë gurin
Prerja bëhet me sharrën CNC Donatoni Jet 625, që i jep çdo pllake masën e saktë sipas skicës. Lustrimi kryhet në linjën Omega 100. Gjithçka përpunohet në punishten tonë, nga blloku te pjesa e gatshme për montim.
Pllakat i presim në trashësi 2, 3, 6, 8, 10, 15 dhe 20 cm. Se cila trashësi i shkon cilit varr e shpjegojmë te udhëzuesi për trashësia e pllakave.
Kuarc dhe gur natyror për varre
Kuarci ka ngjyrë të njëtrajtshme dhe pa valëzime, ndaj përdoret kur familja kërkon një pjesë krejt të bardhë ose krejt të njëtrajtshme. Në modelin MBX-063 pjesa e çelët qëndron pranë granitit të zi absolut.
Guri natyror përdoret më shumë rreth varrit: guralecë në hapje, bordura anësore dhe shtresa dekorative. Edhe këto i kemi në magazinë dhe i zgjedhim në ngjyrë me pllakat.
Si të zgjidhni gurin e varrit
Sipas përvojës sonë, graniti është guri më i mirë për çdo zonë, ndërsa mermeri është më i lirë, por me vite nxihet dhe kërkon shumë më tepër kujdes. Krahasimin e plotë e gjeni te udhëzuesi granit apo mermer?
Gurët mund t'i shihni nga afër në showroom, në të njëjtën adresë me punishten. Telefononi më parë në +355 68 657 9999, që t'ju presim në një orë të përshtatshme, ose na shkruani në WhatsApp dhe ju tregojmë katalogun.
Krahasim
Granit apo mermer?
Graniti është zgjedhja më e mirë për çdo zonë: e bën një herë dhe zgjat shumë vite. Pastrohet me një leckë dhe ujë.
| Krahasimi | Granit | Mermer |
|---|---|---|
| Qëndrueshmëria | Zgjedhja më e mirë për çdo zonë; zgjat shumë vite. | Me kalimin e kohës nxihet dhe plasaritet. |
| Mirëmbajtja | Pastrohet me një leckë dhe ujë. | Kërkon më shumë mirëmbajtje. |
| Çmimi | Kushton më shumë, por e bën një herë. | Më i lirë. |
A i keni të gjithë gurët gjendje apo porositen pas kërkesës?
I mbajmë të gjithë gjendje në magazinë, ndaj nuk pritet ardhja e gurit para se të nisë puna.
Nga cilat vende vijnë graniti dhe mermeri që përdorni?
Nga Italia, Egjipti, India, Greqia dhe Turqia. Pllakat i zgjedhim sipas cilësisë, jo sipas vendit.
Çfarë do të thotë gur i flakëruar ose i çekiçuar?
Janë dy mënyra për ta bërë sipërfaqen të ashpër: i flakëruari ka teksturë të parregullt, i çekiçuari ka pika të vogla e të njëtrajtshme.
A përdorni kuarc edhe për pjesë të mëdha të varrit?
Po, kuarci mund të përdoret sipas modelit. Ju sugjerojmë ku shkon më mirë kur përgatisim skicën 3D falas.
Keni një model në mendje? Na shkruani.
Na dërgoni kodin e modelit, një foto ose idenë tuaj. Ju përgjigjen vetë pronarët, 24/7, në shqip ose anglisht.
Shkruani në WhatsApp +355 68 657 9999